I shpallur në kërkim nga policia shqiptare, arrestohet në Greqi 53-vjeçari

0

Një 53-vjeçar shqiptar u arrestua pas një urdhëri ndërkombëtar për ndalimin e tij.

Shqiptari u arrestua dje nga punonjësit e policisë të Departamentit të Kërkimit të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës.Sipas ELAS, emigranti ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL i vendit të tij, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

I ndaluari akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje. Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Athinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu