Robbie Williams nuk shet dot supervilën $9 milionëshe, por refuzon të ulë çmimin (fotot)

0

Këngëtari i famshëm britanik ka nxjerrë në shitje vilën e tij rurale me shtatë dhoma gjumi në shtator të vitit të kaluar, por ende nuk ka arritur ta shesë megjithë interesin e madh fillestar.

47 vjeçari Robbie, nuk po arrin të gjejë blerës për vilën e tij në rajonin jugor britanik të Wiltshire dhe raportimet thonë se përfaqësuesit po e inkurajojnë të ulë çmimin.

Agjentët e pronave i kanë kërkuar që çmimi i i shitjes të arrijë në 6.8 milionë paundë por këngëtari refuzon të dorëzohet.

Një burim i çështjes shpjegonte për të përditshmen The Sun: “Vendi është mahnitës, por nuk po vijnë oferta. Çmimi mund të jetë i lartë për klimën aktuale të blerjeve.”

“Duket se ai nuk dëshiron të ulë çmimin nga shuma e vlerësimit. Po na shkakton disa dhimbje koke”.

“Në rrjetet online shtëpia është shumë e klikuar dhe të gjithë dëshirojnë ta shikojnë, por realiteti është se ajo ka mbetur aty tashmë prej gjashtë muajsh”.

Robbie dhe bashkëshortja e tij Ayda Field e kishin blerë pronën për familjen e tyre në rritje në 2009.

Vila luksoze me shtatë dhoma gjumi qëndron në një tokë prej 30 hektarësh dhe ka fushën e saj të ftubollit, të tenisit dhe një hangar helikopteri.

Një vilë tjetër për të ftuarit gjendet në ambjente, si dhe apartamentet e stafit të shërbimit.

Por megjithse ka rritur aty katër fëmijët e tij – Theodora, nëntë vjeçe, Charlton, shtatë, Colette, tre, dhe Beau, dy – Robbie e nxorri në shitje shtëpinë në 2021.

Asokohe ai tha: “Compton Bassett ka qenë vendi i përkryer i arratisjes për familjen tonë. Ishte këtu që unë dhe Ayda ramë në dashuri dhe u bëmë vërtet çift”.

“Prej atëherë ne kemi mirëpritur fëmijët tanë dhe kemi ndarë këtu shumë të qeshura e dashuri.”

Robbie thotë se kërkon të shesë tashmë shtëpinë që bleu 12 vjet më parë për 8.1 milionë paundë.

Burimet thgonë se Robbie po planifikon një rotacion të pronave të tij dhe ka vendosur të blejë në Zvicër, ku jeton aktualisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu