Blendi Klosi dhe Vangjush Dako, së bashku në një makinë në këtë fillim fushate

0

 

Nuk e dimë nëse janë bashkë për punë apo sepse janë thjesht miq. Por paparazzi ynë ka fotografuar ministrin e Mjedisit, zotin Blendi Klosi, në një makinë me ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, zotin Vangjush Dako, të dy pjesë e Partisë Socialiste.

Dikur si deputet i Durrësit, me siguri zoti Klosi ka patur marrëdhënie pune, por mbase edhe shoqërore me Vangjush Dakon. Ndërkohë, sot ai nuk është më kryetar bashkie dhe zoti Klosi nuk është më kandidat në Durrës, por ai është i renditur i pesti në Qarkun e Beratit.

Tashmë, motorat e fushatës janë ndezur. Siç dihet, nuk do të jetë një betejë e thjeshtë, sidomos mes dy partive të mëdha, asaj Socialiste, e cila ka tetë vite në pushtet, dhe Partisë Demokratike, më e madhja opozitare.

Vështirësia qëndron edhe për faktin se do të votohet në kohë pandemie dhe pa dyshim që nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu