Rrahje me shkopa bejsbolli , banda kryen grabitje në mes të ditës (VIDEO)

0

 

Një video tronditëse tregon momentin kur një bandë e maskuar detyroi një Mercedes të dilte nga rruga.

Që të gjithë anëtarët e kësaj bande kishin veshur rroba të errëta dhe mbulesa fytyre, më pas dolën nga Mercedesi i tyre me shkop bejsbolli. Ngjarja u regjistrua në Tuebrook, Liverpool. Policia raporton se ata kanë kërcënuar shoferin e makinës që ndaluan duke i kërkuar para.

Incidenti u shënua të hënën rreth orës 8.20 pasdite. I plagosur me dëmtime serioze mbeti një 34-vjeçar pasi u godit me shkop bejsbolli.

Videoja tregon një automjet të zi që ndaloi pranë një Mercedesi argjendi në një kryqëzim.

Bagazhi i saj dhe dera e pasme janë të hapura, ndërsa banda mund të shihet që pasi kryen grabitjen largohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu