Rrënqethëse! Zogjtë dhe qentë ushqehen me trupat e vdekur në lum

0

India është një ndër vendet ku koronavirusi po merr mijëra jetë në ditë duke e goditur vendin shumë ashpër. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar më shumë se 267 mijë raste të reja dhe rreth 4 500 të vdekur.

Mediat e huaja raportojnë se numri i të vdekurve ditorë është aq i lartë sa punonjësit e krematoriumeve nuk po arrijnë të djegin në kohë trupat e pajetë siç e do tradita lokale. Nisur nga kjo, në lumin Gang po shihen çdo ditë e më tepër trupa të pajetë personash të vdekur nga koronavirusi që lundrojnë në ujë, të hedhur aty për shkaqe ende të paqarta.

Deri më tani janë numëruar më shumë se 100 trupa të tillë, të cilat jo në pak raste janë bërë ushqim për qentë dhe shpendët përreth. Të gjithë trupat e gjetur janë varrosur në breg të lumit, ndërsa pritet që autoritetet të japin një zgjidhje finale për ta pasi të kalojë emergjenca e koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu