Rreth 659 mijë persona në kufirin e varfërisë, ja në cilën vend renditet Shqipëria

0

Rreth 659 mijë persona në Shqipëri jetojnë nën kufirin e varfërisë. Ky kufi është vlerësuar me 170. 785 lekë në muaj.

Instituti i Statistikave ka publikuar analizën e të ardhurave dhe nivelit të jetesës në vend bazuar në një anketë të realizuar në vitin 2019.

Treguesi ka pësuar një rënie 0.4% krahasuar me vitin 2018, por sërish Shqipëria mban vendin e katërt në rajon, pas Malit të Zi, Rumanisë dhe Serbisë për nivelin e varfërisë.

Në raport me vendet e Bashkimit Europian vendi ynë renditet shumë më poshtë me një tregues që vlerësohet 23% kur mesatarja e Unionit përllogaritet 16.8%.

Rreziku për të jetuar në varfëri sipas INSTAT është rritur tek të rinjtë, të papunët dhe tek familjet me fëmijë në varësi.

Por Instituti I Statistikave këtë analizë të tij e bazon në të dhënat ekonomike të familjeve shqiptare para pandemisë pasi sipas Bankës Botërore gjatë saj niveli I varfërisë u thellua.

Institucioni ndërkombëtar në një raport të fundit për Ballkanin Perëndimor vlerësoi se për shkak të tërmetit dhe Covid 19 në Shqipëri mbetën papunë 112 mijë persona duke e bërë vendin tonë shtetin me nivelin më të lartë të papunësisë dhe varfërisë në rajon.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu