Skena të dhunshme në aeroport, mbeten të plagosur disa persona

0

 

Skena të dhunshme shpërthyen në zonën pas ajrit të sigurisë në Aeroportin Luton në Londër ku u plagosën 3 persona dhe u arrestuan 17 persona për përleshjen masive në sallën e pritjes së fluturimeve.
Grushtat dhe skenat e forta të dhunës tmeruan pasagjerët e Aeroportit të cilët qëndronin pranë dyqaneve të mbyllura Dixons dhe Victoria’s Secret .
Një pjesë e mirë ë tyre u përpoqën të largoheshin nga vendi ku po zhvillohej përleshja e cila ishte e pazkontë pasi 2 grupe burrash qëllonin njëri tjetrin me valixhe ne kokë.

Ende është e paqartë se çfarë i shkaktoi këto skena në 8 të mëngjesit .

Një zëdhënës i aeroportit tha: “Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga ky incident i izoluar. Ne kemi një qasje të tolerancës zero ndaj dhunës dhe vazhdojmë të ndihmojmë policinë me hetimet e tyre. Ne dëshirojmë të kërkojmë falje sinqerisht ndaj çdo pasagjeri që është prekur. ”

Policia e Bedfordshire po heton përleshjen, në Aeroportin Luton të Londrës të Premten (14 maj) në 8 të mëngjesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu