Rriten ndjeshëm rastet me Covid-19 në Elbasan, flet mjekja Epidemiologe: Sektori i shëndetësisë gjendet në kaos

0

Fotografitë nga grumbullimet e fundvitit, si me shoqërinë, ashtu dhe me kolektivin e punës ishin mbizotëruese në rrjetet sociale në javën e fundit të 2021.Tashmë këto festime e grumbullime ua kanë lënë vendin vizitave në klinika për të bërë testin e Covid, apo te mjeku për t’u kuruar për pasojat.

Në Elbasan rastet positive janë rritur në mënyrë të menjëhershme . 102 raste positive rezultojnë në 24 orët e fundit në qarkun e Elbasanit, 70 prej tyre I takojnë vetëm bashkisë Elbasan. Mjekja epidemiologe Erleta Hila pohon se situata është sektorin e shëndetësisë është kaotike, duke ia faturuar të gjithë përgjegjësinë mos respektimit të masave në fundvit.

Vaksinimi me detyrim për punonjësit e administratës dhe atyre të shërbimeve publike ka sjell rritjen e të vaksinuarve në Elbasan. Mjekja Hila thotë se vetëm në ditët e fundit janë vaksinuar nga ky sektor 220 persona.

Me shqetësim për rritjen e të infekuarve shprehen edhe qytetarët Elbasanas, ndonëse jo të gjithë mendojnë se shkak I rritjes së numrave janë grumbullimet në fundvit.

Edhe të dhënat në urgjencë tregojnë se nga tendenca e ngadalësimit të përhapjes të infeksionit Covid-19 në muajin dhjetor, pas festimeve në vend ka nisur shtimi i rasteve të reja pozitive. Aktualisht në qarkun e Elbasanit rezultojnë pozitiv 757 persona , duke e renditur të katërtin në vend për nga numri I të infektuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu