Rriten rastet e diagnostikuar me kancer gjiri në Elbasan, gratë “dynden” të kryejnë mamografinë

0

1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit në Shqipëri ndërkohë që ka një tendencë në rritje të shpeshtësisë së prekjes grave nga kjo sëmundje e  cila nëse kapet në kohë shpëton jetën e një gruaje. Statistikat flasin për një rritje të numrit të grave të prekura nga kjo sëmundje edhe në qarkun e Elbasanit. Mjeku onkolog Artan Çomo e lidh me ndërgjegjësimin e femrave për tu diagnostikuar ndërsa  rendit dhe disa nga shkaqet që ndikojnë.

Mjeku onkolog në Elbasan për gazetaren e Infoweb Media  Entela Duka shprehet i shqetësuar për faktin se gratë “kujtohen” të kontrollojnë veten, apo të kryejnë mamografi vetëm gjatë muajit tetor, duke krijuar fluks aty ku ofrohet ky shërbim. Ai përcjell mesazhin që kontrolli ndaj shëndetit duhet të kryhet gjatë gjithë vitin, për ta kapur sëmundjen në kohë.

Këto pamje janë dëshmi se gratë janë dyndur këto ditë tetori për të kryer mamografinë. Ato vijnë nga zona të ndryshme të Elbasanit dhe shumë prej tyre e kryejnë për herë të parë. Vetë ato flasin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes.

Mosha që prek më shumë kanceri i gjirit është ajo 50-60 vjeç edhe pse nuk përjashtohen rastet në mosha fare të reja. Ndaj edhe pse jo vetëm në tetor, të paktën fjongo rozë të kujtojë çdo grua dhe bashkëshortin e saj se duhet bërë një kontroll për kancerin gjirit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu