Spitali i Gramshit pa mjekë specialist, qytetarët sorollaten në spitalet rajonale

0

Mungesa e mjekeve specialist është shndërruar në problem madhor për spitalet e bashkive në Qarkun e Elbasanit.Pas rekomandimit të marrë nga mjeku i familjes qytetarët rendin drejt spitalit të Elbasanit dhe Tiranës per t’u vizituar. Në Spitalin e Gramshit prej kohësh mungon mjeku okulist, ortoped, ndërsa mjeku hamatolog, kirurg dhe 2 pediatër punojnë ende edhe pse kanë dalë në pension.Shefi i Burimeve Njerzore, Fatbardh Çekrezi shprehet se për ta problem mbetet edhe mungesa e mjekëve reanimator dhe anestezist, duke u bërë pengesë në realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mungesën e mjekëve specialist e vuajnë më së shumti qytetarët, të cilët në pamundësi të marrjes së shërbimit shëndetësor në vendlindjen e tyre detyrohen të udhëtojnë në drejtim të sipitaleve rajonale. Ata thonë se shpesh paguajnë më shumë për tu kuruar.

Spitali i Gramshit do ti duhet të mbuloj me shërbim shëndetësor rreth 42 mijë banore te ardhur nga fshatra qe kufizohen me rrethin e Elbasanit, Beratiti, Korces, Skraparit dhe Pogradecit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu