Numri i femrave të cilat diagnostikohen me sëmundjen e tumorit të gjirit është më rritje edhe në qarkun e Elbasanit por sipas mjekut onkolog në spitalin rajonal të Elbasanit pozitive janë edhe shifrat e shërimit nga kjo sëmundje. Tashmë kanceri i gjirit është një sëmundje e cila trajtohet dhe kurohet deri në shërim të plotë por është thelbësore diagnostikimi në kohë.
Mjeku onkolog Artan Çomo thotë se sëmundja tashmë është 100 për qind e shërueshme.

Disa kategori femrash shihen si më të rriskuara për tu prekur nga kjo sëmundje, por mjeku rendit disa faktorë që mund të ndikojnë, mënyra e jetesës, ushqimi, jeta seksuale,historitë familjare etj.
Kujdesi në kryerjen e kontrolleve të rregullta pas moshës 40-50 vjeç duhet të jetë në fokus të çdo gruaje, thotë mjeku.
Mjeku Çomo shprehet i lumtur për faktin se gratë po e vlerësojnë shëndetin e tyre qofshin në qytet apo fshat.
Muaji tetor shërben si një formë sensibilizimi por kontrollet mund të bëhen falas në çdo spital publik në vendin tonë në çdo ditë të vitit.Infoweb Media