Rritja e rasteve nga Covid-19, Vasili: Qeveri shkundu, po të ikën situata nga duart

0

Postimi i plotë:

Qeveri shkundu, po të ikën situata nga duart me Covid-in. Dje paralajmërova qartë se treguesit epidemiologjike flasin qartë për një përshkallëzim të rrezikshëm të Covid në Shqipëri. Sot 379 raste të reja me Covid. Rritja është plot 37% nga dje në sot. Rritja vazhdon fort dhe pa u ndalur.

Vjet në këtë kohë kishim vetëm rreth 140 raste dhe situata në vjeshtë dimër precipitoi në mënyrë katastrofike.
Sigurisht këta vazhdojnë me strategjinë e ligë dhe vrastare të “lënies në rënie të lirë të ecurisë së pandemisë”.
Thërrisni profesionistet. Boll bëtë sikur nuk dëgjoni. Mjaft më me arrogancë.

Mjaft më me budalleqet e porositura politike të Komitetit të Ekspertëve, që i shkaktuan aq dëme të rënda shëndetit të shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu