Rrjedhja e oksigjenit shkakton 22 humbje jete,pacientët të infektuar me Covid-19

0

22 pacientë të infektuar më parë me koronavirus kanë humbur jetën në një spital publik në Indi, për shkak të rrjedhjes së oksigjenit.

Ndërkohë indianët përmes postimeve në Twitter i bëjnë thirrje ndjekësve të tyre për bombola oksigjeni, shtretër spitali ose ilaçe, shkruajnë mediat e huaja.

Në 24 orët e kaluara, më shumë se 295,000 raste të reja të koronavirusit janë raportuar në Indi, ndërsa në spitale ka mungesë të ilaçeve dhe oksigjenit.

Njerëzit që kanë nevojë për ilaçe ose informacione ndajnë numrat e telefonit të vullnetarëve, shitësve të oksigjenit ose ilaçeve dhe detaje rreth asaj se cili spital mund të pranojë pacientë të tjerë duke përdorur hashtagun #COVIDSOS.

Disa përdorues të Twitter janë ofruar të gatuajnë për pacientët Covid-19 që janë në karantinë në shtëpi ose t’i ndihmojnë ata në punë të tjera, të tilla si ushqyerja e kafshëve të tyre shtëpiake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu