Bashkëshorti vret gruan dhe burrin që e shoqëronte në restorant

0

Nuk kanë fund sulmet me armë zjarri në SHBA. Së fundmi mediat amerikane kanë raportuar për një vrasje me armë të ndodhur brenda një restoranti në Kaliforni. Në pamjet e publikuar duket momenti kur një person i armatosur vrau gruan e tij dhe një burrë tjetër brenda restorantit.

Video tregon burrin e identifikuar si Jing Yixin, 38 -vjeç duke ecur brenda në restorant dhe nxjerr një armë nga një qese letre dhe duke e drejtuar atë drejt burrit me të cilin ishte ulur gruaja e tij. Yixin hap zjarr, duke goditur burrin disa herë ndërsa gruaja e tij përpiqet ta ndalojë deri sa burri i saj zbraz armën mbi të. Autori më pas mbush armën sërish dhe qëllon përsëri ndaj viktimave dhe më pas largohet.

Ai dhe gruaja e tij e vrarë kanë dy vajza, të moshave 9 dhe 12, ndërsa detektivët e vrasjeve, me ndihmën e oficerëve të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA ndaluan të dyshuarin në kufirin meksikan. Por ende nuk ka informacione mbi motivin e sulmit të tij.

Keywords: Infowebtv, burrë, grua, vrasje, shba

Burimi:nypost, joq.al

blob:https://abc7.com/8b740b59-1ba0-475d-a1c0-d3231be8313d

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu