Rudina Hajdari poston foton me kandidaten rivale në Facebook: Kjo nuk është një

0

 

Kandidatja e Nisma Thurje, Rudina Hajdari ka postuar në facebookun e saj një foto me kandidaten e Partisë Demokratike Flutura Açka.

Të dyja rivalet duken të buzëqeshura dhe postimin e Hajdarit e shoqëron mbishkrimi se kjo nuk është një luftë për jetë a vdekje por është thjesht një garë idesh sesi vendi mund të zhvillohet dhe të përparojë.

‘Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.’, ka shkruar ajo në facebook.

Hajdari ka kërkuar që nëpërmjet këtij postimi të japë mesazhin se marrja e pushtetit me dhunë e forcë nuk është mënyra e duhur dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë.

Kadidtja e Nisma Thurje e ka konsideruar frymën politike në Shqipëri një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e vendit.

‘Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët. ‘, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë

Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.

U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.

Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.

Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu