Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit

0

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave pas propozimit të Ministrit të Brendshëm.

“V e n d i m për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Elbasanit Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i: Z. Klevis Xhoxhi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftim.

Xhoxhi kandidon për deputet në qarkun e Elbasanit, i dyti në listë pas ministres së Arsimit Evis Kushi. Lirimi i tij nga detyra vjen pikërisht pasi në momentin e marrjes së mandatit ai nuk mund të mbajë funksione të tjera publike. Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur emri i zëvendësit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu