Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë vaksina anticovid

0

Rumania vendosi t’i dhurojë 150 mijë vaksina anticovid Shqipërisë, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Këtë lajme e ka dhënë Taulant Balla, i cili ka falënderuar presidentin Klaus Iohannis dhe kryeministrin Florin Cîțu për ndihmën në luftën me pandeminë.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin ka një bashkëpunim të përditshëm.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu