Sali Berisha në Elbasan, demokratët dalin ta presin, kush janë deputetët që e mbështesin sot (VIDEO)

0

ELBASAN- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët ditën e sotme të marrin pjesë në foltorën e radhës për PD-në, në qytetin e Elbasanit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se takimi do të mbahet në orën 18:00 në sallën e Teatrit Skampa.

Mbështetës të tjerë sot do të jetë deputetët Bujar Leskaj, Flamur Noka, Aurel Bylykbashi dhe Deputeti Luçiano Boçi.

Ky është takimi i shtatë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu