Seanca e pestë e divorcit, qëllon me 5 plumba dhëndërin, plagos edhe avokatin. Zbardhet vrasja e ndodhur sot pranë Gjykatës

0

Mexhit Picari nuk ka duruar gjyqin e divorcit të së bijës me dhëndrin e tij, Kudret Saliaj. Sot ishte përballja e pestë në gjykatë për divorc për çështjen civile ku gjyqtare ishte Irena Plaku.

Saliaj ndodhej i ulur në lokalin “Trëndafili i Bardhë”, së bashku me avokatin Adriatik Cama, dikur ish-prokuror.

Pikërisht në rreth orës 11:50 një makinë e tipit Hyndai i është afruar lokalit dhe ka shkrepur 8 tetë herë në tavolinën ku ishin të ulur Saliaj dhe Camaj. Pesë plumba kanë goditur mbi trup viktimën Ndwrsa i plagosur mbeti dhe ish-prokurori Cama.

Cama pasi ka kryer atentatin është larguar nga menjëherë në drejtim të paditur. Policia ka urdhëruar menjëherë ngritjen e postblloqeve për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik kryeqytetas.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Por siç raporton gazetarja Anila Hoxha për emisionin “Breaking” mësohet se sot ishte pikërisht seanca e pestë gjyqësore ndërmjet zonjës Camaj dhe dhëndrit Saliaj. Një zgjatje pafund e këtij gjyqi që siç duket ka çuar që Mexhip Cami ta zgjidhë jo me anë të gjykatave, por me vetëgjyqësi dhe në mënyrë tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu