Sekretet që duhet të dini për të blerë një gjel deti për natën e Vitit të Ri!

0

Po afrojnë festat e fundvitit dhe sipas traditës të gjithë shqiptarët e festojnë “rëndë” Vitin e Ri.
Mbreti i tavolinës mbetet gjeli i detit. Ndaj që tani ka nisur shitja dhe blerja e tij.
Të gjithë preferojnë të kenë një gjel sa më të shijshëm për festën, ndaj zakonisht familjet, edhe pse në vështirësi ekonomike, shtërngohen të blejnë gjel ose dhe pulë deti.
Ekzistojnë disa treva të Shqipërisë që mbarështrojnë pula dhe gjela deti që kanë destinacion kryesisht këtë festë.
Shquhen Peqini, Lushnja, Fieri, Dumreja, Lezha, Tirana, Durrësi, Kavaja etj. Por mes tyre veçohet treva e Peqinit.
Kjo trevë veçohet për faktin se ka një sekret të veçantë në rritjen e gjelave. Disa e lidhin me “farën e vendit”, të tjerët me traditën e të ushqyerit me ullinj, me rritjen në natyrë etj.
Megjithatë gjela të mirë mund të gjeni kudo në tregjet e Shqipërisë.
Por çfarë duhet të mbani parasysh që një gjel të jetë sa më i shijshëm?
1- Para se gjithash përpiquni të gjeni një gjel që është racë vendi dhe jo nga zogj industrialë.
2- Gjeni një gjel që ka lindur sivjet. Gjelat e vjetër me lafshë dhe xhufkë të madhe në qafë janë të vjetër.
3- Gjeni një gjel që është rritur në natyrë dhe jo në kushte industriale.
4- Gjeni një gjel jo shumë të shëndetshëm me dhjamë por as edhe të dobët fare. Një gjel me peshë mesatare.
5- Gjeni një njeri të besueshëm nga ku e bleni gjelin (kujdes nga mashtrimet).
6- Më mirë një gjel apo pulë deti? Kjo varet nga ju. Mjaft preferojnë pulën pasi ka mish të butë dhe të shijshëm.
7- Mos e therni gjelin një muaj ose dy javë përpara. Kjo për arsye se mbajtja në frigorifer i humb shijen. Preferohet therja 24 orë përpara gatimit dhe mbajtja në frigorifer jo tek ngrirja.
8- Shmangni gjelat e rritur me proidukte industriale, peshk apo të stimuluar me hormone.
9- Teknika e rjepjes dhe më pas përzhitja në flakë druri për të larguar pushin e mbetur në lëkurë ka rëndësi, por i jep edhe mishit një aromë të veçantë.
10- Kujdes me kripën! Ekspertët rekomandojnë shkrirjen e dy filxhanë çaji kripë në tre litra ujë dhe mbajtjen e gjelit në të për 12 deri në 24 orë.

Dhe në fund; ju bëftë mirë! Infoelbasani.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu