Sekuestrimi i 119 kg kokainë në portin e Durrësit/ Priten arrestime gjatë mbrëmjes

0

Të paktën tre nëpunës të Portit të Durrësit pritet të arrestohen gjatë orëve të mbrëmjes së sotme për çështjen e 119 kilogramë kokainë të kapur po në këtë port më 31 dhjetor të vitit që lamë pas.

Disa dokumente janë sekuestruar si provë për hetimet që vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.

Burimet pranë grupit të hetimit i thanë gazetares Anila Hoxha se shkresa që tregonte se 20 tonë me banane hynë më 25 dhjetor është firmosur para se ngarkesa të mbërrinte në port.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu