Seminar për përfaqësimin e komuniteteve dhe pakicave në Elbasan

0

Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve në bashkëpunim me Shoqatën e Komunitetit Malazez dhe me mbështetjen e LëvizAlbania, Projekti i Agjencise Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizoi një seminar me pjesëmarrje të përfaqësuesve të komuniteteve dhe pakicave kombëtare të ndryshme në rajonin e Elbasanit.

Duke ju referuar cilësisë së përfaqësimit se qytetarëve në këto organe, drejtori i këtij projekti Kristaq Kume u shpreh se është koha kur duhet të rikosiderohet mënyra se si ka funksionuar demokracia përfaqësuese në nivelin vendor, shkruan InfoWebTV.

Në këtë seminar u shkembyen mendime dhe opinione për nivelin e perfaqësimit të qytetarëve të të gjithë grupeve, pakicave kombëtare dhe komuniteteve të ndryshme që bashkëjetojnë në bashkinë e Elbasanit, në organet e zgjedhura dhe në strukturat vendore që administrojnë  punët e komuniteteve deri në nivel lagje e fshati.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu