Klinika Mjekësore Universal Diagnostik Center në këto ditë të nxehta vijon të jetë në shërbim të qytetarëve të Elbasanit dhe jo vetëm për cdo problem shëndetësor që ata shfaqin. Stafi profesionist është në punë nga e hëna në të dielë për cdo konsultë , dhe ekzaminim ndihmuar dhe nga pajisjet bashkëkohore që klinika disponon. Në vizitën e radhës që ne kryem në Universal Diagnostik Center na priti mjekja endokrinologe Sara Zavalani. Teksa gjetëm mundësinë ta shkëputnim pak minuta nga puna pasi ishte duke vizituar një ndër pacientët e saj , Zavalani na tregoi një fakt interesant se në Elbasan janë të shumtë ata persona që vuajnë nga hiperteroza e thënë në gjuhën popullore kanë përmbajtje të lartë jodi, ndërsa mbeten ende të paqarta arsyet.
Mjekja shprehet e shqetësuar për faktin se në pjesën dërrmuese të rasteve pacientët kërkojnë ndihmën e mjekut pasi sëmundja ka avancuar, ndonëse problemet endokrinologjike mund të evidentohen duke kryer chek-upin. Në këto kushte mjekja specialiste përcjell këshillën e saj për pacientët.
Diabeti ndryshe konsiderohet sëmundja e shekullit, pasi rastet në vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm, pavarësisht grupmoshave. Por që sëmundja të mbahet nën kontroll kërkohet vullnet dhe një kujdes i veçantë, vecanërisht me dietën ushqimore.
Teksa ju kujtojmë se Klinika Mjekësore Universal Diagnostik Center prej më shumë se dy vitesh është shndërruar në shtëpinë e shëndetit tuaj lokacioni është i njëjtë: Autostrada Elbasan-Metalurgji kilometri i katërt. Mos nguroni ! Shëndeti nuk është një gjë e rëndësishme, shëndeti është çdo gjë!
Infoweb Media!