Serbia i akuzon për krime lufte, presidenti kroat: Mos luani me zjarrin. S’do hyni kurrë në BE kështu

0

KROACI– Presidenti kroat Zoran Milanoviç tha se aktakuza që u ngrit kundër katër oficerëve të lartë të Ushtrisë Kroate për krime të dyshuara lufte do t’i kushtonte Serbisë. Madje shtoi se do u bënte thirrje politikanëve serbë për “sjellje jo inteligjente”.

“Këto aktakuza kanë ndodhur pavarësisht përpjekjeve tona shumëvjeçare për t’i bindur që të mos luajnë me zjarrin dhe se kjo do t’u kushtojë. Nuk mund të jem më i sjellshëm, shpresoj që të më dëgjojnë. Kujdes o njerëz, përndryshe mos u habitni nga reagimet e deputetëve,”- u tha presidenti kroat gazetarëve.

Nuk u ndal me kaq, por i përçolli një mesazh edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të ketë kujdes, ndryshe Serbia nuk do të anëtarësohej kurrë në Bashkimin Europian.

Ata nuk duan të hyjnë në NATO, në rregull. Por s’do hynë kurrë as në Bashkimin Evropian në këtë mënyrë,”-shtoi Milanoviç.

Prokuroria serbe për krimet e luftës ka paditur katër oficerë të lartë të Ushtrisë Kroate për krime lufte. Ata akuzohen se urdhëruan goditjen me raketa të një kolone refugjatësh në Petrovacka cesta pranë Bosanski Petrovac dhe në Svodna afër Novi Grad në Operacionin Stuhia më 7 dhe 8 gusht 1995.

Marrë nga Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu