Seriali i trazirave, “Elite” kthehet në Netflix plot mister

0

Seriali më i ndjekur nga të rinjtë dhe jo vetëm, “Elite” është rikthyer në Netflix dhe kjo nuk duhet humbur.

Seriali spanjoll me drama të adoleshentë që lundrojnë me kënaqësi në luks, është rikthyer me një sezon të katërt më 18 Qershor.

8 episode misterioze, dramatike dhe ndoshta me vdekjen të përfshira, kanë emocionuar ndjekësit e rregullt të serialit, por edhe ata që janë kuriozuar për ta parë për të parën herë.

Pas ngjarjeve të ndodhura në sezonin 3, ky sezon prezanton personazhe të rinj dhe një mister gozhdues, shkruan InfoWebTv.

Gjimnazit famëkeq, “Las Encinas”, i shtohen 4 studentë të rinj të cilët vijnë me një dinamikë e cila nuk dihet si përfundon.

Nga traileri i publikuar dallohen personazhe të dyshimtë, vende luksoze dhe dritat e ambulancës, të cilat ja vlen për të përmendur se nuk mungojnë në këtë serial.

Personazhet e rinj në këtë sezon janë: Ari (Carla Díaz), Mencía (Martina Cariddi), Patrick (Manu Rios) dhe Phillippe (Pol Granch).

Përpara publikimit të sezonit 4, Netflix publikoi histori të shkurtra me nga 3 episode (Elite Historias Breves) të cilat joshën kuriozitetin e shikuesve.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu