Servet Duzha shpall kandidaturën për primaret në bashkinë e Cërrikut

0

Nga Entela Duka

Servet Duzha shpall kandidaturën në primare për bashkinë e Cërrikut.

Ai do të garojë brenda të djathtës së Berishës përballë avokates Ankelita Cela.

Servet Duzha është një emër i njohur për demokratët e Cërrikut pasi ka kontribuar në vite për këtë forcë politike.

Ndërkohë Partia Socialiste pothuaj e ka zyrtarizuar kandidatin e saj, kryetarin aktual të bashkisë, Andis Salla.

FJALIMI I PLOTË:

Përshëndetje! Të dashur qytetarë! Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Të nderuar qytetarë të qytetit të Cërrikut! Unë jam Servet Duzha, lindur, rritur dhe banues në Cërrik. I diplomuar për inxhinieri në universitetin Politeknik të Tiranës. Kam vendosur të marr pjesë në Primaret që Partia Demokratike po zhvillon në degën e Partisë

Demokratike në Cërrik në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen në 14 maj 2023.
Jetën time ia kam kushtuar familjes dhe qytetit tim. Për asnjë moment nuk jam larguar nga Cërriku, por kam krijuar familjen në qytetin tim, me njerëzit e mi për të cilin kam dhënë kontributin tim si kryetar i bashkisë për përiudhën 2011-2015. Gjatë drejtimit tim si kryetar, kam punuar për qytetin dhe dera e institucionit ka qenë e hapur për të gjithë, pa dallime politike.

Mjaftonte një dyer trokitjeje dhe dyert e institucionit ishin të hapura. E kundërta ndodh sot.
Qëllimi im i vetëm është që të rikthej vëmendjen te qyteti im. Qytet i braktisur nga keqqeverisja. Të kthej vëmendjen tek rinia, e cila masivisht po largohet, sepse shpresa iu është vrarë. Të kthej vëmendjen te politika e punësimit, sepse qyteti im është qyteti i të papunëve. Të kthej vëmendjen te politikat sociale, sepse qytetarët në nevojë janë të braktisur. Të kthej mendjen te bujqësia, sektori prioritar i Bashkisë Cërrik, sepse 70% e territorit të saj është bujqësor dhe ndihma për bujkun është ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet e tyre.

Ndaj si qytetar, si familjar, si shok dhe si mik i demokratëve dhe i banorëve të Cërrikut, kërkoj mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj do sakrifikoj të gjitha energjitë e mia për Cërrikun. Bashkë do ia dalim! Faleminderit!

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu