Greqi / Hajduti lidh shitëset me lidhëse, por njëra prej tyre i ‘dështon’ misionin

0

Në orën 7 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një tentativë grabitjeje në Koropi në Greqisë, por që nuk është arritur të çohet deri në fund nga autori. Mediat greke bëjnë me dije se alarmi është dhënë rreth orës 07:00 të mëngjesit, ku një burrë është futur në një dyqan dhe nën kërcënimin e armës ka terrorizuar punonjësit duke i lidhur me lidhëse. Më pas ai i ka kërcënuar ato që të hapnin kasafortën ku ndodheshin paratë.

Por, në këtë moment, njëra prej punonjëseve ka arritur të lirohet duke njoftuar Policinë, e cila mbërriti në kohë rekord në vendin e ngjarjes. Autori arriti të largohej ndërsa kërcënonte me armë, megjithatë Policia arriti ta ndalojë pas një ndjekjeje disa metra larg vendit të ngjarjes.

Marrë nga Protothema.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu