Shembja e magazinës së “Amazon” në Itali, ky është shqiptari që ndërroi jetë

0

Ditën e djeshme u regjistrua një ngjarje tragjike në Itali, ku pas shembjes së një magazine të “Amazon” ka ndërruar jetë një 50-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave të huaja ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali, teksa më tronditëse është fakti se emigranti shqiptar, i identifikuar si Flamur Alsela kishte dy ditë që kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Raportohet se një pllakë betoni është rrëzuar dhe ka rënë mbi traun ku qëndronin punëtorët, duke shkatërruar të gjithë strukturën si dhe i mori jetën punëtorit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu