Kush tha që Shën Valentini është vetëm për çifte? Kush tha që kjo festë gëzohet vetëm me partnerin/partneren me të cilin/cilën ke lidhur apo do të lidhësh jetën?
Shën Valentini festohet edhe mes shoqërisë, nga kushdo që ka dashuri për miqtë e tij!
Shembulli më i mirë për këtë janë dy moderatoret dhe mikeshat e ngushta, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.
Pasi dje festuan ditën e të dashuruarve me partnerët përkatës, ato s’mund të rrinin pa festuar dashurinë që kanë për njëra-tjetrën. Ato e kanë pirë kafen e mëngjesit të dyja, duke nisur ditën së bashku, madje Arbana i ka bërë edhe një dhuratë të vogël Xhemit.
Ajo i ka dhuruar një trëndafil të kuq, ndërsa këtë moment e ka ndarë në rrjete sociale.
