SHËN VLADIMIRI I DUKLËS, PRINCI MALAZEZ I SHENJTËRUAR, I ADHURUAR NDËR SHEKUJ NGA POPUJT E BALLKANIT

0

Përgatiti Marinko ÇULLAFIQ (Kryetari i shoqatës “Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë”)

Në 2011 duke u kthyer nga Tirana për në Elbasan, rrugës së vjetër të qafës së Krrabës, bashkëshortja ime më sugjeroi të ktheheshim në fshatin Shijon dhe të ndiznim një qiri tek një manastir që personalisht nuk e kisha dëgjuar asnjëherë edhe pse ishte kaq afër qytetit tonë. (Duhet të sqaroj që Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend në botë ku feja dhe besimi fetar ishin të ndaluara me ligj që nga viti 1967 dhe kishte mungesë informacioni rreth objekteve fetare. Diku nga mesi i viteve ’90 u largova për në emigracion dhe në 2011 u kthyem sërish në vendlindje.) Pranova me kënaqësi dhe e ktheva makinën në drejtim të fshatit Shijon. Pasi shkuam atje dhe ndezëm qirinj, takoj për herë të parë priftin e manastirit At Irinenë, i ri në moshë por më bëri përshtypje urtësia dhe pjekuria e mendimeve të tij. Sapo i kërkova të më tregonte diçka rreth historisë së manastirit, ai u tregua i gatshëm dhe filloi rrëfimin e tij. Me tha se manastiri mbante emrin e Shën Vladimirit, i cili sipas tij ishte me origjinë nga Mali i Zi. Biseduam gjatë dhe u largova i emocionuar që zbulova atë vend të shenjtë aq afër qytetit ku banoja. Që atë ditë u lidha shpirtërisht me atë manastir dhe figurën e Shën Vladimirit. Fillova hulumtimin për të mësuar diçka më shumë për historinë e manastirit.

Sipas historianëve, princ Vladimiri e trashëgoi fronin pas vdekjes së babait të tij sovranit Petër të Duklës. Qendra e kësaj principate ishte e vendosur në rrëzë të malit Rumi që ishte burimi shpirtëror malazez dhe vendi i origjinës së traditës mesjetare malazeze. Princ Vladimiri e sundoi Duklën derisa u sulmua dhe u pushtua nga perandori Samuel në vitin 998. Gjatë kthimit në Prespë, Samueli e mori princ Vladimirin e Duklës si të burgosur lufte. Në Prespë Vladimiri dhe vajza e perandorit Kosara, ranë në dashuri me njëri-tjetrin, dhe ajo i kërkoi babait të saj që të jepte pëlqimin për t’u martuar me të burgosurin e sjellshëm, i cili ishte i pashëm, i përulur, i dashur dhe fisnik, i mbushur me mençuri dhe njohuri për Zotin. Pasi Vladimiri u bë dhëndri i perandorit, Principata e Duklës iu rikthye atij. Shën Vladimiri, i shquar për përulësi ndaj perëndisë, ndihmoi në mbrojtjen dhe përhapjen e ortodoksisë në trevat e Ballkanit. Ai dërgoi predikues për të përhapur besimin e vërtetë.

Sipas gojëdhënave, një ditë Shën Vladimiri kishte dalë për gjueti bashkë me kalorësit e tij në pyllin e Shijonit dhe në mbrëmje pa një dritë afër lumit të Kushës, pranë Elbasanit. U afrua dhe pa një shqiponjë e cila mbante në krahët e saj një kryq të shndritshëm. Shqiponja zbriti në tokë, la kryqin dhe u zhduk. Shën Vladimiri duke u lutur, mori kryqin dhe më pas në atë vend ndërtoi një kishë. Që aty fillon dhe historia mbi një mijë vjeçare e kishës që mban emrin e shenjtorin me origjinë malazeze në Shijon të Elbasanit. Në vitin 1383, princi shqiptar Karl Topia, pas një tërmeti shkatërrues e rindërtoi dhe restauroi nga themelet këtë tempull të Shën Vladimirit, bërësit të mrekullive. Ai vendosi stemën e tij në portën jugore të kishës së manastirit. Sot, emblema e Karl Topisë dhe portiku i portës jugore janë marrë dhe janë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë shkrim po përqendrohem shkurtimisht dhe kryesisht në historikun e manastirit gjatë shekujve XIX dhe XX.

Në vitin 1865 u ndërtua një pus brenda mureve rrethuese të manastirit, në kohën kur igumen ka qenë Haxhi Grigori dhe Murgesha Magdalen. Edhe konakët e manastirit janë ndërtuar ndërmjet viteve 1850-1865 nga i njëjti igumen. Në mesin e shekullit të XIX, kisha u shkatërrua nga tërmeti dhe u rindërtua në vitin 1901. Ky fakt vërtetohet nga mbishkrimi që gjendet mbi derën perëndimore të kishës që është dhe dera kryesore, i cili përkthehet: “Ky tempull i Shën Joan Vladimirit u ripërtëri gjatë kohës së fort Hirësisë së tij, Mitropolit të shenjtë të Durrësit Prokopit, si dedikim për të paharruarin Mitropolitin e Durrësit Visarionin nga lagja Kala e Elbasanit, me kujdesin dhe mbikëqyrjen e epitropit Spiridon Xhufkës. Elbasan, më 1 mars 1901”
Në kulmin e shkëlqimit të vet, manastiri ka pasur vulën e vet dhe një bibliotekë të pasur.

Në vitin 1910, Stas Nosi filloi punën për ndërtimin e konakëve të manastirit. Ata mbaruan më 6 korrik të vitit 1913 dhe u hapën në gusht 1914. Në vitin 1935, patriarku Varnava I i dhuroi manastirit një kambanë e cila peshonte 300 kg. Po këtë vit është ndërtuar dhe kambanarja madhështore me 5 kate, e cila u prish nga regjimi komunist në vitin 1967. Gjatë prishjes u thye dhe kambana e madhe. Gjatë viteve 1940-1941, me fillimi e luftës italo-greke, në manastirin e Shën Vladimirit u vendos shtabi i përgjithshëm i ushtrisë italiane. Në vitin 1941, një pjesë e manastirit është djegur nga pakujdesia e ushtarëve italianë. Më 14 mars të vitit 1944 ushtria gjermane në largim e sipër i vuri zjarrin
Write to Fatos Salliu
Aa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu