Shenjat që tregojnë nëse keni rënë në dashuri apo jo

0

Nëse jeni në dilemë “a është apo jo dashuri” ajo që po ndjeni, një grup ekspertësh si psikologë klinikë, terapistë marrëdhëniesh etj, kanë përgatitur disa mënyra për të kuptuar nëse keni rënë në dashuri.

1. Ndiheni të lehtësuar me ta

Të jesh me dikë që dashuron duhet të ndihet aq lehtë sa të jesh vetëm në dhomë, në kuptimin e rehatisë dhe qetësisë që ndjen. Dashuria e shëndetshme e qëndrueshme do t’ju japë ndjesi përmbushjeje, lumturie dhe pozitiviteti. Imagjino një verë të ngrohtë, fryn pak erë dhe dallgët kërcejnë mbi det – Pak a shumë kështu do ndiheni edhe ju.

2. Mund të mbësheteni gjithmonë tek ata

Kur jeni të dashuruar me dikë, ndjeni se mund t’i besoni atij personi çdo gjë. Besimi krijon ndjenjat bazë të sigurisë dhe është momenti kur partnerët mund të flasim për gjithçka më njëri-tjetrin. Nëse partneri juaj është personi i parë që ju vjen në mendje kur ju keni diçka për të ndarë me dikë apo një lajm për të treguar, mund të jetë dashuri!

3. Mund të jeni vetvetja

E dimë, tingëllon klishe por është e rëndësishme. Kur jeni të dashuruar, ju nuk shqetësoheni më për t’u përballur me gjykime apo kritika. Ndiheni të lirë të jeni pikërisht ju, pa patur nevojë të censuroni veten. Ndiheni të pranuar. Ata dëshirojnë që ju të jeni vetvetja dhe nxjerrin në pah anët tuaja më të mira.

4. Kuptoni se ai/ajo ju ka bërë një njeri më të lumtur

Të qenit i dashuruar mund të ndikojë në aspekte të tjera të jetës tuaj në mënyra të habitshme. Dashuria madje mund t’ju inkurajojë të keni një këndvështrim më pozitiv të jetës në përgjithësi. Një tregues domethënës i shëndetit të një marrëdhënieje mund të jetë këndvështrimi që ajo marrëdhënie ju jep për jetën.

5. Nuk ndaloni dot së menduar për të

E dini se keni rënë në dashuri kur duket sikur ai/ajo po jeton në kokën tuaj. Mendoni për të, shqetësoheni për të, keni një nevojë fizike për të qenë pranë tij/saj, ndiheni të sigurt pranë tij/saj etj. Ndonëse kjo mund të tingëllojë pak rraskapitëse, është edhe shumë emocionuese të ndjesh kaq shumë emocione në të njëjtën kohë për dikë.

6. Shihni një të ardhme me të

Ndoshta kjo është shenja më e rëndësishme që tregon se keni rënë në dashuri: Ju nuk mund ta imagjinoni dot një të ardhme pa të. E përfshini në të gjitha planet dhe qëllimet tuaja të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu