Shenjat që tregojnë se dhimbjet e barkut po shkaktohen nga apandesiti

0

Apendiksi, njohur ndryshe nga të gjithë si apandesiti organi pa të cilin mund të jetojmë, ndodh të inflamohet e të hiqet nga trupi përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale. Një në 20 persona e heqin apendiksin çdo vit dhe sipas WebMD grupmosha më e zakonshme që ka probleme janë 10 deri në 30 vjeç. Megjithatë e rëndësishme është që një person të kuptojë shenjat e hershme të inflamimit në mënyrë që apendiksi mos të krijojë asnjë shqetësim për organizmin.

1. Dhimbje barku
Simptoma më e zakonshme është dhimbja abdominale. Dhimbja mund të fillojë papritur dhe të përqëndrohet në anën e djathtë. Klinika Mayo shton se dhimbja mund të përkeqësohet kur kolliteni, ecni ose lëvizni.

2. Dhimbje në zonën e kërthizës
Ndonjëherë dhimbja mund të fillojë në kërthizë dhe pastaj të migrojë në pjesën e poshtme të barkut.

3. Dhimbje shpinës
Përveç dhimbjes së barkut, WebMD shkruan se disa njerëz mund të kenë dhimbje shpine ose në zonën e rektumit.

4. Dhimbje gjatë urinimit
Kjo është një simptomë e pazakontë, por ËebMD raporton se disa njerëz kanë dhimbje dhe vështirësi urinimi.

5. Ndjesi të vjelle , marramendje ethet.


6. Fryrja e barkut
është një tjetër shenjë, që apendiksi është inflamuar dhe brenda një kohe të shkurtër do shfaqë probleme.

7. Humbja e oreksit. Një tjetër simptomë e zakonshme, sipas Medical News Today.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu