Sherr me th*ikë në Gjirokastër, 21-vjeçari dërgohet te Trauma, në kërkim autori

0

Një 21-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri të rëndë mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

I riu me iniciale L. H., është paraqitur për të marrë mjekim në Urgjencën e Spitalit Rajonal. Sipas policisë, dyshohet se 21-vjeçari është plagosur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta nga 29-vjeçari L. Dh., banues në Fier.

21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë, ndërsa shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh..

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu