Sherr mes 5 personave në Kukës, nis hetimi për një prej tyre, 4 të tjerët në kërkim! Masë disiplinore për policët që nuk parandaluan ngjarjen

0

Pesë persona janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Për pasojë policia ka nisur hetimet për njërin prej tyre ndërsa 4 të tjerët janë shpallur në kërkim.

Konkretisht, a nisur hetimi për 40 vjeçarin E.E, ndërsa në kërki9m për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” janë shpallur Q. M., 29 vjeç, I. M., 30 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe A. E., 48 vjeç.

Ndërkohë, bëhet me dije se ka nisur ecuria disiplinore ndaj specialistit të rendit public të komisariatit të Kukësit, nënkomisarit A.E dhe oficerët e patrullës së përgjithshme, inspektorët G.T dhe G.M të cilët dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrën e tyre duke mos ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu