Sherr mes vajzave në shkollë, hidhet nga shkallët njëra prej tyre

0
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një sherr mes vajzave ka ndodhur në një gjimnaz të Sarandës gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që rasti ka përfunduar me lëndimin e njërës prej tyre, pasi është shtyrë nga shkallët.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu