Elbasan/ Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë

0

DVP Elbasn

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 31 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nipit dhe vëllait të tij shtetasve I. Z., dhe Ç. Z., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Valas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi
u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
——-
Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-F. L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases Sh. L.

-E. H., 26 vjeç, R. O., 41 vjeç dhe A. S., 21 vjeç, banues në qytetin e Prrenjasit, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”,pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu