Sherr në ndeshjen Erzeni- Partizani, 2 prej lojtarëve përfundojnë në spital

0

SHIJAK- Ditën e sotme pak orë më herët është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Policia nuk ishte e njoftuar për ndeshjen, e cila është shoqëruar me konflikt fizik mes lojtarëve të dy ekipeve. Si pasojë 2 prej tyre kanë përfunduar në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu