Shqyrtohet sot anëtarësimi i Kosovës në KiE, nis seanca në Strasburg

0

FRANCË- Ka nisur në Strasburg seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim. Kosova pret që Asambleja Parlamentare ta japë dritën gjelbër sot, ndërsa votimit do t’i paraprijë një diskutim dinamik.

Lista e folësve që do të marrin pjesë në këtë diskutim përpara votimit, është publikuar më herët. Deputetët kosovarë Enis Kervan, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci do të jenë anëtarët e delegacionit të Kosovës që do të flasin në Amablenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Nga Shqipëria, ndërkaq janë katër përfaqësues që do ta marrin fjalën: Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj. Në listë janë gjithsej 59 përfaqësues nga shtete të ndryshme që do të flasin, ndër të cilët 6 serbë.

Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu