Shfaqja “Hidhur” prezantohet në qytetin e Gramshit

0
Screenshot

Skena e Qendrës Kulturore Gramsh u ndriçua nga një shfaqje e veçantë që vihet për herë të parë në Shqipëri duke gërshetuar lojën brilante të tre niveleve aktoriale në skenën e teatrit: të rinj profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me aftësi ndryshe. Shfaqja “Hidhur” pas suksesit në Elbasan rrugëtoi në qytetin e Gramshit,ndërsa vjen e realizuar si fryt i bashkëpunimit midis Këshillit të Qarkut Elbasan, Bashkisë Gramsh dhe Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta.

Drama “Hidhur” trajton një pjesëz të realitetit shqiptar,e cila vjen në formë proteste nga të rinjtë që kërkojnë ta ndryshojnë sistemin, sikundër trajton edhe tema sociale e filozofike.Ideatorët e saj shprehen të lumtur nga impakti që pati në publik.

Spektatori e pati të vështirë të kuptonte se cilët ishin profesionistët e kush amatorët në shfaqe, ndaj shijuan e duartrokitën cdo moment të saj.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu