Shifra të larta në Greqi me COVID-19, regjistrohen 64 vdekje

0

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2785 raste të reja me koronavirus. Numri më i lartë i rasteve u regjistrua të mërkurën, 17 mars, që ishte 3465.

Gjatë së njëjtës periudhë, u regjistruan 64 vdekje, ndërsa në total numri i fataliteteve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 7361. Numri i pacientëve të trajtuar në intubim është 649 (67.3% burra).

Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 82.6% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart.

Greqia po përgatitet që të lehtësojnë masat për të hapur sezonin turistik në 14 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu