Shifra të larta në Kosove/ 30 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

0

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta viktimash e të infektuarish nga koronavirusi.

NJOFTIMI:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu