Shihni si është bërë shoshë nga plumbat makina luksoze e Mond Çekiçit

0

Edmond Koçi, i njohur si “Mond Çekiçi” është viktima e ekzekutimit mafioz ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të Durrësit.

Në foto dallohen shenjat e plumbave në xhamin e derës së automjetit nga ana e pasagjerit, duke lënë të kuptohet se autori ka qëlluar rreth 12 herë në drejtim të Edmond Koçit.

Koçi, ose i ashtuquajturi Mond Çekiçi, udhëtonte me mjet me shofer personal dhe në momentin që ai ka hipur në makinën përballë shtëpisë së tij, një automjet tjetër i ka prerë rrugën.

Në këtë moment, kur shoferi i tij ka dalë për të pyetur çfarë po ndodh, autori ka qëlluar për vdekje viktimën.

Pas vrasjes autorët janë larguar nga vendngjarja dhe disa minuta më vonë, policia njoftoi se është gjetur një makinë tip “Benz” me targa të vjedhura, duke u djegur në Sukth.

Pas djegies së makinës autorët mendohet se janë larguar në këmbë në zonën e Katundit të Ri, për të humbur kështu gjurmët.

Policia ka mbledhur kamerat e institucioneve në zonë dhe ka shoqëruar rreth 6 persona, dëshmitarë të ngjarjes, kalimtarë të rastit.

Kujtojmë se “Çekiçi” nuk ishte një individ i panjohur për blutë e qytetit.

“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu