Andi dhe Melisa kapen sërish mat dhe tani nuk mund ta mohojnë dot më

0

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, vazhdojnë që të jenë mjaft të komentuar në media pas thashethemeve se mund të jenë në një lidhje dashurie. Për më tepër u  ngritën dyshimet se kjo ishte dhe arsyeja pse Melisa u largua nga formati i dashurisë.

Megjithëse dyshja i ka hedhur poshtë aludimet e publikut, fotot që hedhin hije dyshime mbi ta kanë nxitur mjaft aludime në publik, siç ishte rasti i fotos së fundit ku Melisa u shfaq teksa mbante veshur këmishën e Andit.

Ndërkohë Andi, para pak kohësh postoi një foto në Instagram ku shfaqet me kostum. Për shkak se ka marrë pamjen e dhëndrit, foton e bashkangjit me fjalët: “A dëshiron të martohesh me mua?”

Kanë qenë të shumtë ata që kanë komentuar në këtë foto të Andit, por ai që spikat është ai i Melisës ku ajo ka shkruar: “Hmm” dhe e shoqëron me një emoji që tregon se po mendohet.

Kujtojmë se para disa ditësh në rrjetet sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre.

Por, ndjekësit i janë vënë pas çiftit dhe duan me patjetër që ata ta pranojnë faktin që janë çift, pasi numërojnë edhe fansa të shumtë që gjithashtu kanë hapur llogari me emrat e tyre.

Para disa ditësh Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku dhe fotoja flet vetë!

Së fundmi, dyshja janë fotografuar sërish bashkë me njëri-tjetrin duke u futur në të njëjtën makinë, foto e cila është publikuar nga “Për’puthen Demaskime”.

Kjo është e disata herë që kapen “mat” së bashku mirëpo ata nuk kanë konfirmuar asnjëherë për një lidhje të mundshme mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu