Shiu shkakton rënie masive gurësh! Bllokohet lëvizja e makinave në aksin Elbasan-Librazhd

0

Me fillimin e reshjeve te shiut në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” kanë filluar të bien inerte duke vështirësuar lëvizjen në këtë zonë.

Rënia e gurëve në këtë segment është një problematikë e përsërsëritur, prej një jave në këtë vend po punohet për të vendosur skarpata dhe në kthesat më të rrezikshme rrjeta.

Firma e kontaktuar po punon për pastrimin e rrugës ndërkohë të gjithë shoferët duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësine në vendin i cili tashmë quhet si ‘kthesa e vdekjes’ pasi në të ka pasur ndër vite aksidente të shumta me humbje jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu