Shkaktoi aksidentin e frikshëm në Cërrik-Belsh, arrestohet 22-vjeçari nga Tirana

0

Një 22-vjeçar nga Tirana me iniciale M.F. është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi automjeti tip ‘Benz’ me të cilin ai ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Cërrik-Belsh është përplasur me një tjetër makinë. Për pasojë dëmtime kanë pësuar dy shoferët dhe një pasagjere.  Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. F, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu