Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, policia sekuestron 400 kg hashash në transformatorin elektrik

0

Zyrtarët civilë në provincën e Almerisë(qyteti juglindor i Spanjës) kanë arrestuar nëntë persona dhe shkatërruar operacionin e bandës shqiptare të drogës, që po planifikonte të transportonte 400 kg hashash, duke e fshehur brenda një transformatori elektrik të tensionit të lartë.

Mendohet se kishte destinacion shtetin Italian.

Sipas EuroWeekly News, hetimet zbuluan se banda po përpiqej të merrte nën kontroll fermerët e paligjshëm të marihuanës në të gjithë rajonin perëndimor të Almerisë.

Në një njoftim për shtyp të policisë, raportohet se anëtarët e bandës, të gjithë me kombësi shqiptare, kishin lidhje me Sacra Corona Unita , një organizatë famëkeqe mafioze nga rajoni italian i Pulias dhe po vepronin jashtë rajonit perëndimor të Almerisë.

Transportonin 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Britani, kapen tre kontrabandistë

Me anije peshkimi transportonin 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika

Tre kontrabandistë ranë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke transportuar nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar 69 emigrantë shqiptarë përmes një anijeje peshkimi.

Në pranga ra një lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një letonez 39-vjeçar që jeton në Kent.

Arrestimet pasojnë përgjimin e anijes së peshkimit Svanic pranë brigjeve të Anglisë Lindore në 17 nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshin NCA, Zbatimin e Imigracionit dhe Forcën Kufitare. Anija kishte lundruar nga zona Ostend e Belgjikës dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët zbarkuan në Haruich për t’u trajtuar nga autoritetet e imigracionit.

Autoritetet vendase shprehen se hetimet mbi rastin po vazhojnë, duke e cilësuar ate një përpjekje serioze për të thyer kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar. “Aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës së njerëzve, kudo që verprojnë”, shprehen autoritetet vendase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu