Transportonin 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Britani, kapen tre kontrabandistë

0

Me anije peshkimi transportonin 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika

Tre kontrabandistë ranë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke transportuar nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar 69 emigrantë shqiptarë përmes një anijeje peshkimi.

Në pranga ra një lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një letonez 39-vjeçar që jeton në Kent.

Arrestimet pasojnë përgjimin e anijes së peshkimit Svanic pranë brigjeve të Anglisë Lindore në 17 nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshin NCA, Zbatimin e Imigracionit dhe Forcën Kufitare. Anija kishte lundruar nga zona Ostend e Belgjikës dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët zbarkuan në Haruich për t’u trajtuar nga autoritetet e imigracionit.

Autoritetet vendase shprehen se hetimet mbi rastin po vazhojnë, duke e cilësuar ate një përpjekje serioze për të thyer kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar. “Aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës së njerëzve, kudo që verprojnë”, shprehen autoritetet vendase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu