Shkollat në qytet me edhe pa ngrohje/ Nxënës dhe prindër flasin për ngrohjen në klasa

0

Ditët e fundit qarku i Elbasanit është përfshirë nga temperatura të ulta. Drejtoritë e shkollave po përpiqen që procesi mësimor të zhvillohet normalisht duke siguruar ngrohje me mënyra të ndryshme.

Në shkollat e qytetit ngrohja sigurohet me kalorifera dhe me energji elektrike. Në fshatra, dhe sidomos në zonat e thella malore, ngrohja sigurohet me dru zjarri.
Megjithatë jo të gjitha shkollat garantojnë ngrohje dhe kushte optimale.

Nga një vëzhgim në shkollat e qytetit të Elbasanit rezulton se disa prej tyre garantojnë ngrohje normalisht, ndërsa disa të tjera lënë për të dëshiruar.
Nxënësit në shkollat ku mungon ngroja shprehet se kjo ndikon në procesin mësimor dhe në rezultate.

Ndërsa në shkolla të tjera nxënësit shprehen se ka ngrohje dhe se mësimi zhvillohet normalisht.

Burime nga Drejtoria Arsimore dhe bashkia e Elbasanit konfirmuan se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e ngrohjes nëpër shkolla si me energi ashtu edhe me dru zjarri dhe se në asnjë prej shkollave nuk ka probleme të kësaj natyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu