Shkon në 80 numri i jetëve të humbura nga COVID-19 në Elbasan. Sot ndërruan jetë dy shtetas. Preken 4 mësuesit e një shkolle

0

Dy të prekur me COVID-19 në qytetin e Elbasanit kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Viktimat janë një 59 vjeçar dhe një 67 vjeçar, të cilët kishin disa ditë të shtruar në spitalet COVID 1.

Kështu numri i viktimave nga COVID-19 në qytetin e Elbasanit ka shkuar në 80.

Situata e COVID në Elbasan

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus, nga 753 të infektuar. Ata janë 4 mësues të një shkolle 9-vjeçare në qytet. Kështu numri i të infektuarve në qytetin e Elbasanit ka shkuar në 835.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 753 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 14 qytetarë. Kështu numri i të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 44.436, kurse ai i viktimave në 936.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu