Shkrumbohet nga flakët banesa në Greqi, humb jetën gazetari i njohur

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku ka humbur jetën një gazetar për shkak të një zjarri në banesën e tij. Bëhet fjalë për Antonis Chrysoulakis.

Zjarri nisi në kuzhinën e banesës, por nuk është përcaktuar ende çfarë e shkaktoi.

Pak para vdekjes së tij të parakohshme, ai sapo kishte mbaruar një raportim për një zjarr në një ndërtesë në Athinë në gazetën ku punonte.

Trupi i pajetë i gazetarit Antonis Chrysoulakis është pritur nga një ambulancë e EKAV.

Antonis ishte një nga redaktorët më të mirë të kronikës së brezit të ri të gazetarëve, me raportime ekskluzive dhe informacione faktike.

Humbja e tij përcolli pikëllim të papërshkrueshëm në të gjithë stafin administrativ, gazetaresk dhe teknik të grupit Parapolitika, të cilët i shprehin ngushëllimet më të thella familjes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu